LAJMI I FUNDIT:

Vokrri takohet me Ahmetin

Vokrri takohet me Ahmetin

Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, bashkë me sekretarin e përgjithshëm, Eroll Salihu janë takuar sot me kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Në këtë takim kryetari i FFK-së e njohu Ahmetin për përpjekjet e vazhdueshme për ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës që rezultoi me lejimin e zhvillimit të ndeshjeve miqësore me ekipet përfaqësuese dhe me klube.

Po ashtu kreu i FFK-së i bëri të ditur mikpritësit për ecurinë e përgatitjeve për këtë ndeshje kundër Haitit, që do të zhvillohet më 5 mars në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, që është cilësuar si historike. Me këtë rast Vokrri i kërkoi kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti që t’i shikojnë mundësitë e tyre për ndarjen e një lokacioni për ndërtimin e selisë së FFK-së si dhe një lokacion për ndërtimin e një stadiumi të ri.

Po ashtu Vokrri kërkoi nga kryetari Ahmeti që të investohet edhe në stadiumin aktual të Prishtinës, të paktën për një periudhë afatmesme, në mënyrë që Kosova të ketë dy stadiume me kritere të FIFA-s dhe që aktiviteti sportiv duhet të zhvillohet në kryeqytet. Nga ana e tij kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti u premtoi krerëve të FFK-së, se do të trajtojë me seriozitetin më të madh kërkesat e FFK-së dhe shumë shpejt disa kërkesa edhe do të realizohen.

“Unë do të jem gjithmonë në përkrahje të futbollit të Kosovës dhe në mendje kam të shënojmë në mënyrë simbolike edhe përvjetorin e inkuadrimit të klubit ‘Prishtina’ dhe brezit të artë në Ligën e parë të ish-Jugosllavisë, për t’i falënderuar të gjithë për atë çfarë kanë bërë ata në atë kohë të vështirë”, ka theksuar Ahmeti. /Tribuna/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Përfaqësueset
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

La Liga
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Kalo në kategori