LAJMI I FUNDIT:

Vokrri: Kjo ndeshje do të thyej akullin

Vokrri: Kjo ndeshje do të thyej akullin

Presidenti i FFK-së në një bisedë për agjencinë e njohur franceze të lajmeve AFP ka folur për lojën e 5 marsit me Haitin në Mitrovicë.

Fadil Vokrri, presidenti i Federatës së futbollit të Kosovës (FFK) në një bisedë për agjencinë e njohur franceze të lajmeve, AFP ka folur në lidhje me rëndësinë e ndeshjes së 5 marsit me Haitin në Mitrovicë.

“Kjo ndeshje do të thyej akullin, do të përfundojë izolimin”, tha Vokrri për AFP.

Në artikullin e gjatë flitet për historinë që dërgoi deri te vendimi i FIFA-së më 13 janar të këtij viti, kur iu lejuar Federatave të saj anëtarë të luajnë ndeshje miqësore me Kosovën. Aty tregohet për stadiumin, Adem Jashari dhe interesimin e madh që ka në mesin e popullatës pëer këtë lojë. /Sporti1/Telegrafi/