LAJMI I FUNDIT:

Vlerësime të ndryshme për fjalimin e Gruevskit

Vlerësime të ndryshme për fjalimin e Gruevskit

Analistët e interpretojnë ndryshe fjalimin e mbrëmshëm të liderit të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, në ditëlindjen e Unionit të forcave rinore të kësaj partie, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë manifestin, Gruevski tha se ka strategji për dalje nga kriza, por kjo nuk është e lehtë dhe pa pengesa, obstruksione, kriza, tërheqje personale dhe viktima, dorëheqje, etj.

Profesor Jordan Shishovski që është pjesë e ”Revolucionit Laraman” thotë për Tv Telma se fjalimi i Gruevskit duhet të shihet në kontekst edhe të fjalimit të kryetarit Gjorge Ivanov, por edhe të vetë Gruevskit, i cili në raste tjera, ka deklaruar se populli kërkon nga ai akcione më radikale.


Analisti Oliver Andonov, që është pjesë e LQMM-së, është i bindur se hapi i Gruevskit, nuk është i shkaktuar nga veprimet e opozitës, dhe se Gruevski nuk ka rënë në provokime të këtilla.

Ndryshe, Gruevski paralajmëroi zgjidhje të krizës politike në vend, përmes zgjedhjeve të parakohshme, brenda 4 deri 10 muajve të ardhshëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Kalo në kategori