LAJMI I FUNDIT:

Vjosa Osmani mohon të ketë shkelur ligjin me zhvendosjen e fotografisë së Thaçit

Vjosa Osmani mohon të ketë shkelur ligjin me zhvendosjen e fotografisë së Thaçit

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka mohuar edhe një herë të ketë shkelur ligjin me rastin e zëvendësimit të fotografisë së presidentit Hashim Thaçi, pas marrjes së detyrës, duke thënë se gjithçka është bërë në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën.

Ajo pas takimit me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natylia Apostolova, ka folur për zhvendosjen e fotografisë së presidentit Thaçi, dhe zëvendësimin e saj me atë të ish-presidentit Ibrahim Rugova, e cila zgjoi reagimin e Partisë Demokratike të Kosovës, e cila akuzoi Osmanin për shkeljen e Ligjit për Protokollin e Shtetit.

“Në asnjë moment nuk është hequr, secili veprim ka qenë në përputhshmëri me ligjin dhe Kushtetutën. Në asnjë moment nuk ka pasur largim gjithnjë në respektim të ligjit. Interpretimet dashakeqe që unë dua t’i hakmerrem dikujt nuk janë të vërteta. Nëse dikush dëshiron t’i qesë veprimet nga konteksti do të duhej që para se të bënin një gjë të tillë të ishin vetë shembuj të respektimit të ligjit”, ka thënë Osmani.


Sa i përket vendimeve të ish-Qeverisë Haradinaj, Osmani tha se  vendimet e marra pas dorëheqjes duhet të shqyrtohen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Kalo në kategori