LAJMI I FUNDIT:

Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku votuan kundër prishjes së koalicionit LVV-LDK

Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku votuan kundër prishjes së koalicionit LVV-LDK

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas mbledhjes së kryesisë së partisë së tij njoftoi se kanë vendosur të inicojë mocion votëbesimi për Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, gjë të cilën nuk e kanë përkrahur as Vjosa Osmani e as Lumir Abdixhiku.

Telegrafi ka mësuar nga burime të sigurta, se kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka votuar kundër prishjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ndërsa, po të njëjtin qëndrim e ka pasur edhe ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku.


Votimin e nënkryetares Vjosa Osmani kundër inicimit të mocionit të votbesimit për Qeverinë Kurti e ka konfirmuar nënkryetari Veliu.

“Votimi ka qenë unanim, përveç Vjosa Osmanit e cila ka votuar kundër”, tha ai.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur të dalë nga koalicioni qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje, pas vendimit të sotëm të kryeministrit Albin Kurti që të shkarkojë Agim Veliun nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Arsye kryesore sipas Mustafës, është mos-heqja e tarifës 100 për qind ashtu siç kanë kërkuar SHBA-të, gjë e cila po rrezikon marrëdhëniet me aleatët.

“Në mbledhjen e kryesisë trajtuam gjendjen e shtetit, rrezikim e marrëdhënieve me SHBA-të, si rezultat të mos-plotësimit të kërkesës me heqjen e tarifës dhe shkarkimin  e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu. I kam dhënë arsyet tona që  në esencën e programit të LDK-së është ëmiqësia e përhershmë me SHBA-të dhe partneriteti me ta dhe nuk mund ta cenojmë integritetin tonë politik, me një vend që na ka ndihmuar ta fitojmë lirinë, ta shpallim pavarësinë e vendit tonë. Me 15 ka kapërcyer afati për heqjen e pjesshme të tarifës, me të cilën ne nuk ishim pajtuar, kam konsultuar bashkëpunëtorët e mi në LDK, dhe i kam shkruar zotëri Kurtit dhe i akm thënë që deri në fund të javës ta heq taskën 100 për qind. Deri më tani nuk kam amrrë përgjigje”, tha Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori