LAJMI I FUNDIT:

Vjen “viktima” e parë nga shkelja e rregullores së instaluar nga Ten Hag – lojtari largohet nga formacioni fillestar

Vjen “viktima” e parë nga shkelja e rregullores së instaluar nga Ten Hag – lojtari largohet nga formacioni fillestar

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag , ka ndëshkuar një lojtar të Manchester United për shkak se ka shkelur dy herë rregullat që ka vendosur së fundmi.

Trajneri holandez ka zbatuar një sërë rregullash të rrepta për skuadrën e tij që nga mbërritja në Old Trafford, duke përfshirë një politikë që thotë se lojtarët do të përjashtohen nga formacioni ose skuadra nëse ata vonohen në stërvitje ose takime të ekipit.

52-vjeçari tashmë ka dëshmuar se është serioz në lidhje me qasjen e tij të mos tolerancës ndaj atyre që shkelin rregullat e tij.


Top 10 shënjestrat e Manchester Unitedit dhe sa kushtojnë ato - Ten Hag me presion ndaj bordit të Djajve të Kuq
Lexo po ashtu Top 10 shënjestrat e Manchester Unitedit dhe sa kushtojnë ato - Ten Hag me presion ndaj bordit të Djajve të Kuq

Sipas The Athletic, Ten Hag tashmë ka hequr një lojtar nga një prej formacioneve të tij fillestare në parasezon pasi ata dy herë u paraqitën me vonesë në një takim të ekipit.

Strategu kishte planifikuar ta përdorte lojtarin në një ndeshje gjatë turneut të tyre para-sezonal në Tajlandë dhe Australi, por e hoqi atë si ndëshkim dhe për t’u kujtuar të tjerëve rëndësinë e përpikmërisë.

Lojtarët dhe stafi që janë fajtorë për vonesë do të marrin gjithashtu gjoba pasi Ten Hag kërkon të rrisë standardet në klub.

Një video analizuese tregon më së miri se çfarë nuk po shkon me lojën me presion të lartë të Ten Hag te Unitedi
Lexo po ashtu Një video analizuese tregon më së miri se çfarë nuk po shkon me lojën me presion të lartë të Ten Hag te Unitedi

Ish-trajneri i Ajaxit është i njohur për disiplinën e tij të rreptë dhe rregullat e tij të reja janë pritur mirë nga skuadra.

Metodat e Ten Hag duket se kanë pasur ndikim, me United të pamposhtur në parasezon pas tre fitoreve dhe një barazimi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori