Vjedhja e veturave, Policia e Tetovës bën thirrje për kujdes nga qytetarët

Edhe këtë vit vijon vjedhja e automjeteve në rrugët e Tetovës. Ndonëse deri më tani autoritetet e sigurisë në këtë qytet kanë bërë të ditur se nuk bëhet fjalë për grup të organizuar që vjedhin automjete, megjithatë herë pas here kjo dukuri shfaqet. Së fundmi një banor i Tetovës ka denoncuar se i është vjedhur vetura gjatë ditës së hënë. Lajmin e ka bërë të ditur policia e Tetovës.
“Pesëdhjetenjë vjeçari me iniciale B.K. nga Tetova, të hënën në ora 7:40 në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë ka raportuar se një ditë më parë persona të panjohur i kishin vjedhur automjetin e tij ngarkues “Ford Courier” me targa të Tetovës, të cilin e kishte parkuar në rrugën “107″ në Tetovë me çelësat në bravë. Merren masa për gjetjen e automjetit dhe zbardhjen e rastit” njoftoi zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, Fatmir Rexhepi.
Nga ana tjetër, zakonisht sipas raportimeve të policisë së Tetovës, veturat apo automjetet e ndryshme që vidhen në këtë qytet, shfrytëzohen nga hajnat për të kryer ndonjë vjedhje dhe më pas të njëjtat lihen në rrugë sërish. Së këndejmi, Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë rikujton dhe në të njëjtën kohë paralajmëron se disa pronarë të automjeteve në rajonin e Pollogut i lënë automjetet të pasigurta, gjegjësisht me çelësat brenda në automjet. Me këtë, hajnat e kanë shumë të lehtë që të marrin veturën dhe të kryejnë vjedhje.
“Kjo i bën automjetet një ‘pre’ shumë tërheqëse për vjedhësit. Kjo, veçanërisht nëse automjetet lihen në rrugë të pa ndriçuara, rrugë anësore dhe jo të frekuentuara dhe për këtë shkak, Sektori për Punë të Brendshme Tetovë përsëri u bën apel pronarëve të tyre që t’u sigurojnë atyre pajisje cilësore para se të largohen dhe t’i mbyllin ato”, thotë zëdhënësi Rexhepi.
Gjithashtu, pronarët e automjeteve sugjerohen që të mos lënë gjësende me vlerë në veturë. “Po ashtu kërkohet që të mos lihen laptopë, celularë, komplete, syze dielli, pajisje lëkure dhe sende të tjera me vlerë në sediljet e automjeteve, të cilat mund t’i joshin shumë hajdutët dhe t’i inkurajojnë ata të depërtojnë me forcë”, thotë ai.
Sipas një raporti të mëhershëm të policisë, gjatë tre viteve të kaluara në rajonin që mbulon ky sektor, gjithsej janë vjedhur 73 automjete. Rastet e vjedhjes së veturave ishin rritur dukshëm në vitin 2018, ku gjithsej ishin vjedhur 42 vetura, kurse 39 prej tyre ishin gjetur dhe kthyer pronarëve, kurse 3 automjete të vjedhura ende janë në kërkim.
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë vazhdimisht realizon aktivitete parandaluese për mbrojtjen nga vjedhjet e rënda në shtëpi, banesa dhe automjete, të cilat janë vendet më të zakonshme ku kryhen vjedhje të tilla./Koha.mk/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës