LAJMI I FUNDIT:

Vjedhin peshkaqenin nga garazhi i fqinjit

Vjedhin peshkaqenin nga garazhi i fqinjit

Dy hajna nga jugu i Britanisë së Madhe kanë vjedhur një peshk të pazakontë. Në fakt, ata kanë vjedhur një peshkaqen nga garazhi lokal i shndërruar në akuarium.

Peshkaqeni i vjedhur ka qenë në pronësi të Peter Newmanit nga Farnborough, i cili gjendet rreth tridhjetë kilometra në perëndim të aeroportit londinez Heathrow. Peshkaqeni femër, i një specie të rrallë australiane, ka qenë vetëm gjysmë metër i gjatë – ndërsa pronari i saj e ka mbajtur në pishinën e ndërtuar në garazh.

Newman të shtunën ka hetuar se femra peshkaqen nuk ishte aty, dhe se vetëm mashkulli po notonte në pishinë. Ai kishte mbajtur çiftin me dëshirë për të shtuar numrin e kësaj specie të çmuar. “Jam jashtëzakonisht i hidhëruar”, i ka thënë ai policisë, duke shtuar se, kushdo që ta ketë vjedhur peshkaqenin, e ka ditur vlerën e tij të vërtetë.

Vlerësohet se mashkulli dhe femra e peshkaqenit australian arrijnë vlerën deri në 20.000 dollarë.