LAJMI I FUNDIT:

Viti i ri politik

Viti i ri politik

Parlamenti i Shqipërisë do t'i rifillojë punimet të hënën e tretë të janarit, pra më datë 17 janar. Rendi i ditës do të përcaktohet nga konferenca e kryetarëve, por nga sesionet e shkuara kanë mbetur pezull shumë projektligje.

Bëhet fjalë kryesisht për ato ligje që kërkojnë një shumicë të cilësuar, si p.sh. amendamentet e kodeve të ndryshëm: penal, civil, rrugor, hekurudhor, ajror, detar apo doganor, por edhe dy projektligje shumë të rëndësishëm si ai për drejtësinë administrative apo për SHISH-in.

Me përjashtim të ligjit për SHISH-in, nga i cili qeveria duket se është tërhequr deri sa të marrë edhe pëlqimin e NATO-s, të gjithë projektligjet e tjerë që janë pezull meqë janë diskutuar nëpër komisione, në seancë plenare mund të kalojnë në çdo moment nëse opozita shpreh vullnetin për të bashkuar votat me mazhorancën.

Por sesioni i shkuar i përfundoi punimet me votimin kundër projektit të grupit socialist për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për zgjedhjet e 28 qershorit. Dhe ky zhvillim pritet të kushtëzojë krejt agjendën politike të opozitës, e për rrjedhojë, edhe të Kuvendit. Pra ligjet që kërkojnë një shumicë të cilësuar do të vazhdojnë të mbeten pezull.


Po ashtu, me refuzimin e komisionit hetimor, opozita vështirë të marrë pjesë në reformën zgjedhore, të cilën edhe ajo po ashtu si mazhoranca e ka vlerësuar si të nevojshme. Sigurisht, kodi aktual zgjedhor lejon mbajtjen e zgjedhjeve dhe KQZ po punon mbi bazën e këtij kodi.

Por në mbledhjen e fundit për vitin e shkuar KQZ vendosi vetëm me votat e anëtarëve të propozuar nga mazhoranca hapjen e kutive të votimit, djegien e fletëve dhe kundërfletëve dhe dërgimin e materialeve zgjedhore në Arkivin e Shtetit.

Të tëra këto zhvillime, që sipas opozitës janë refuzim i transparencës së zgjedhjeve të shkuara, do të pasohen me protesta, agjenda e të cilave ende nuk bëhet e ditur nga selia rozë. Por protesta nuk thotë bojkot i zgjedhjeve. Vetë kryetari i opozitës, Edi Rama, ka konfirmuar se opozita do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme, që do të mbahen më 8 maj.

Vitin e ardhshëm priten edhe tre vendime të tjera të rëndësishme të Gjykatës Kushtetuese, seancat e të cilave u zhvilluan në dhjetor. Bëhet fjalë për kërkesën e socialistëve për papajtueshmërinë e mandatit të disa deputetëve demokratë që fituan mandatin e deputetit pa dhënë më parë dorëheqjen si kryetarë bashkishë apo komunash.

Pra edhe këto vendime do të kenë ndikimin e tyre në agjendën e parlamentit, për votimin e dekreteve të Presidentit të Republikës për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Dhe me këtë klimë konfliktualiteti në perspektivë, vështirë që Kuvendi dhe klasa politike të përmbushë 12 rekomandimet e Komisionit Evropian për Shqipërinë. Përmbushja e tyre në çdo kohë, do t’i jepte Shqipërisë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. /TCH/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori