Viti i mbrapshtë
2009-ta ishte një nga vitet më të mbrapshta për shqiptarët në vendin me nocionin e pazgjidhur gjeografik (Maqedoni, Republika e Maqedonisë apo FYROM). Si asnjëherë më parë jemi ballafaquar me një proces retrograd, i cili dita ditës po godet shqiptarët dhe pozicionin e tyre në këtë shtet. Diskriminimi dhe degradimi institucional janë dy faktet e pamohueshme që shqiptari po i ndjenë në çdo cep dhe zhgënjimi që duket fatal ka arritur kulminacionin nga ata që morën mandatin me mashtrimin grandioz dhe aventurier për gjoja zgjidhjen e çështjeve të hapura shqiptare.
Sot shqiptari i gjorë mbijeton çdo krizë, falë gjeturisë dhe traditës së trashëguar me shumë sfida e kriza. Sot gati se 1 nga 1000 shqiptarë ka një çikëz shprese se do të punësohet në administratën e shkokërdhuar, e cila nuk ka ardhmëri. Sot mbi 600 aparatçikë shqiptarë të manipuluar rrinë shtëpive të tyre, disa falë naivitetit dhe padronëve të tyre të të njëjtit mentalitet, por pjesa tjetër e trishtuar në pritje të kumtit se do t`i heqin nga puna, qeveritë e ardhshme, që ndërrohen si çorapet.
Sot shqiptarët dominojnë në entet sociale, në kategorinë e njerëzve të braktisur nga shteti dhe një armatë e tërë prej gati 50 mijë vetave që kanë ngelur pa zgjidhjen e së drejtës së shtetësisë, një problematik, që po heshtet, por që është gllabëruese për të gjithë ne. Sot dhe nesër po përgatiten mijëra të rinj të shndërrohen në kurbetxhinjtë të këtij shekulli, fatkeqësisht të braktisur nga ky vend i nemun dhe nga ata që mbajnë mbi supe përgjegjësitë, pikërisht për shkak se kanë përjetuar në lëkurën e tyre jetën e një “auslanderi” në botën perëndimore.
Sot dhe nesër fëmijët shqiptarë janë të obliguar që me ligj të mësojnë gjuhën maqedonase që nga klasa e parë dhe kësaj nuk i shpëtojnë edhe ata bonjakë e familjet fisnike, që dhanë më të dashurit e tyre me gjak e sakrificë, që të sotmen ta ndjejmë më ndryshe. Sot familje shqiptare të Kumanovës, Haraçinës, Çairit,etj… janë mbërthyer nga traumat dhe shqetësimi, pas gjitha atyre ekspeditave dhe hordhive të njësiteve speciale, që defilonin nëpër odat e oborret shqiptare, duke mos dhënë as pesë pare për moralin e shqiptarit, gratë shqiptare dhe fëmijët të zgjuar në orët e hershme të mëngjesit me sytë e drejtuar kah tytat e kallashëve e armëve më të sofistikuara, për të cilat u shkrua me himnizim se çfarë lloj armësh po përdorin “speciallcat”.
Sot shqiptari nuk është i besuari i detyrës, institucionit të ndjeshëm, sepse atë nuk e duan në njësitet speciale policore e ushtarake, ate nuk e duan të jetë bajraktar në Bruksel e Uashington dhe vazhdojmë të jemi nën syrin e survejimit. Sot jemi peng të së keqes, të një “turme” të një populli të padefinuar që na mban larg aspiratave dhe synimit tonë të shenjtë, NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Sot kemi një enciklopedi maqedonase, e cila ishte turpi dhe barbarizmi i skajshëm akademik sllavë, që tentoi të zvetënojë historinë dhe autoktoninë shqiptare. Sot na përcjellin me dhjetëra probleme dhe sfida të tjera të paarritura për ne, duke u nisur nga satanizimi i gjuhës shqipe dhe simboleve tona kombëtare, skenarët institucionale për vulosjen e sllavizmit në territore e në çdo anë të kësaj toke, gllabërimi dhe pirateria e artefakteve historike shqiptare, dora e zezë mbi shqiptarët…
Gjithë kjo katrahurë e këtij viti po kontrollohet me mjeshtëri nga lufta speciale “Ilindenska”, që ka si kreatorë armatën e rrjetit të medieve, që ushqehen nga grazhdi dhe miliona eurot qeveritare. Kësaj lufte të hienave po i mbijeton gazeta “24 orë”, e cila edhe pas izolimit të përjetuar nga institucionet dhe fushatat e tyre të propagandës, për të cilat derdhen milion euro, megjithatë vazhdon rrugëtimin e fjalës së lirë dhe të së vërtetës.
(Autori është botues i gazetës 24Orë në Maqedoni)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë momentin e fundit, Gjykata pezullon vendimin e Trumpit për punëtorët e USAID-it
"Kujt po ia dërgon këtë mesazh përjashta", Egli e tensionuar pasi Gjesti shkroi tekstin e këngës së re
Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht
Diaspora nis votimin nëpër ambasada
Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti