LAJMI I FUNDIT:

Vitamina C: e nevojshme për sistemin imun

Vitamina C: e nevojshme për sistemin imun

Ndihmon organizmin për të luftuar infeksionet dhe kancerin, por nuk është e nevojshme vetëm për sistemin imun.

Shumica e hulumtuesve mbi dietën dhe parandalimin e kancerit, fokusohen në dobitë e konsumimit të frutave, perimeve, drithërave, dhe jo marrjen e preparateve të gatshme të vitaminës C.

Vitamina C është vitale për prodhimin e kolagjenit, indit lidhor i cili i mban muskujt, lëkurën, dhe indet tjera, përfshirë eshtrat. Ngjashëm me vitaminën E, vitamina C është një antioksidant i fuqishëm që mbron dëmtimin qelizor.

Brenda ditës keni nevojë për kaq vitaminë C:

Meshkujt mbi 19 vjeç: 90 mg
Femrat mbi 19 vjeç: 75mg
Organizmi nuk e prodhon vitaminën C dhe as nuk ka rezerva të saj, kështu që duhet të merret nga pak për çdo ditë.


Përfshini disa nga këto ushqime të pasura me vitaminë C në zgjedhjen e frutave dhe perimeve:
Piper të kuq, ½ kupe: 142 mg
Një kivi: 70 mg
Lëng portokalli: 61-93 mg
Dredhëza ½ kupe: 49 mg
Pjepër 1/4: 57 mg
Brokoli të gatuar ½ kupe: 51mg

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ka disa arsye pse mund të zgjoheni të lodhur

Ka disa arsye pse mund të zgjoheni të lodhur

Shëndetësi
Kalo në kategori