LAJMI I FUNDIT:

Viktima të telefonit celular

Viktima të telefonit celular

Dy spanjollë të vegjël kanë përfunduar në klinikën për rehabilitim mental, pasi janë bërë të fiksuar pas telefonave celularë. Ata kanë lënë shkollën dhe kanë gënjyer familjarët... e krejt këto vetëm të jenë në gjendje të telefonojnë dhe të dërgojnë SMS-a.

Fëmijët në mes moshave 12 e 13 –vjeçare, gjashtë orë në ditë nuk e kanë lëshuar celularin nga dora, kanë telefonuar, kanë dërguar SMS-a dhe luajtur lojëra. Nuk kanë qenë në gjendje që pa celularë të kryejnë aktivitetet e tyre të përditshme. Kanë lënë shkollën dhe kanë gënjyer familjarët për të arritur deri tek paratë për celularë.

Prindërit nuk kanë ditur çfarë të ndërmarrin për t’iu ndihmuar të heqin qafe këtë pajisje ‘të mallkuar’, prandaj kanë vendosur t’i dërgojnë ata në një klinikë për rehabilitim mental.

Fëmijët kanë përdorë celularët mbi një vit e gjysmë pa kontrollin e prindërve dhe doktorët në klinikë thonë se rehabilitimi i tyre mund të zgjasë mbi një vit.