LAJMI I FUNDIT:

Vietnami raporton tri viktimat e para nga coronavirusi

Vietnami raporton tri viktimat e para nga coronavirusi

Media shtetërore në Vietnam konfirmoi se tre pacientë të infektuar me coronavirus, kanë vdekur.

Këto janë tri viktimat  e para të raportuara në këtë vend me 97 milionë banorë.

Vietnami ka pasur sukses në menaxhimin e situatës me coronavirus, pasi ka mbyllur kufijtë dhe ka aplikuar një strategji të karantinës dhe testimit masiv.


Ky vend ka regjistruar vetëm pak qindra raste në mars dhe prill dhe ka kaluar gati 100 ditë pa asnjë rast të ri, edhe pse ka kufi të gjatë me Kinën, vendin e origjinës së coronavirusit.

Por, javën e kaluar, një shpërthim i rasteve në Da Nang, qytet turistik në bregdet, ka shkaktuar alarm, pasi origjina e tyre nuk është identifikuar ende.

Autoritetet po përpiqen ta ndalojnë shpërthimin dhe kanë dërguar personel shtesë mjekësor në Da Nang.

Në kryeqytetin Hanoi është rritur numri i testimeve, ndërsa janë ndaluar tubimet.

Në gjithë vendin, numri i rasteve ka arritur në 509.

Në aspektin global, ndërkaq, coronavirusi ka prekur mbi 17 milionë njerëz.

Prej tyre, mbi 670 mijë kanë vdekur, ndërsa mbi 10 milionë janë shëruar. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Bosnja
Stafi i USAID-it merr një email tjetër - urdhërohet të djegë dokumentet konfidenciale

Stafi i USAID-it merr një email tjetër - urdhërohet të djegë dokumentet konfidenciale

Amerika
Kalo në kategori