LAJMI I FUNDIT:

Vidhet vizatimi i Picasos me vlerë qindra mijëra dollarë

Vidhet vizatimi i Picasos me vlerë qindra mijëra dollarë

Në galerinë e arteve në San Francisco është vjedhur një vizatim i piktorit të famshëm spanjoll Pablo Picaso, ndërsa policia ende po ndjek të dyshuarin.

Dëshmitarët thanë se burri thjeshtë po shëtitej nëpër galerinë “Weinstein” kur vendosi ta marrë me vete vizatimin me vlerë disa qindra mijëra dollarë, doli qetë nga galeria dhe u largua me taksi.

Shumë vepra artistike është vështirë t’i vjedhësh për shkak të madhësisë. Megjithatë, vizatimi i Picasos me titull “Tete de Femme” i punuar më 1965, nuk është më i madh se një faqe e gazetës.

Vizatimi është pjesë e koleksionit që piktori ia dhuroi shoferit të tij, ndërsa galeria në San Francisco e bleu në pranverë të këtij viti për 122.500 dollarë.


Zyrtari i galerisë Albei Esparza tha se policia shpreson që dikush do ta njohë punimin nëse hajni përpiqet ta shesë.

Në këtë galeri janë të ekspozuara edhe veprat e Marc Chagallit, Salvador Dalit dhe Joan Miros. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Foshnja e lindur në parkingun e birrarisë nderohet me birrë speciale

Foshnja e lindur në parkingun e birrarisë nderohet me birrë speciale

Fun
Kushton 106,000,000 funte për një gram, nuk është flori apo diamant – njihuni me një prej materiet më të shtrenjta në botë

Kushton 106,000,000 funte për një gram, nuk është flori apo diamant – njihuni me një prej materiet më të shtrenjta në botë

Interesante
Kjo makinë larëse është aq e vogël “sa s’ka ku të shkojë më”

Kjo makinë larëse është aq e vogël “sa s’ka ku të shkojë më”

Interesante
Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur?

Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur?

Zbukurimi nuk iu shkoi si duhet, përfunduan më të shëmtuara (Foto)

Zbukurimi nuk iu shkoi si duhet, përfunduan më të shëmtuara (Foto)

Rezervuari gjigant i ujit bie mbi një grua në Indi, shpëton mrekullisht – pak sekonda më herët e kishte dhuruar si donacion

Rezervuari gjigant i ujit bie mbi një grua në Indi, shpëton mrekullisht – pak sekonda më herët e kishte dhuruar si donacion

Interesante
Kalo në kategori