LAJMI I FUNDIT:

I vidhet qeni në pikë të ditës, filmohet nga kamerat e sigurisë (Video)

I vidhet qeni në pikë të ditës, filmohet nga kamerat e sigurisë (Video)

Një qen i racës Pekingese, është vjedhur të shtunën në mëngjes, në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 8 e 20, afër Shkollës Ekonomike.

Një lexues i Telegrafit, ka dërguar një video ku shihet një person i cili e vëzhgon situatën më pastaj e kapë qenin dhe e merr me vete.


Sipas  pronarit të qenit, personi që e ka vjedhur atë kishte qëndruar rreth 20 minuta aty afër, deri sa kishte arritur ta marrë.

Ai ka thënë se vlera e qenit shkon rreth 150 euro.