LAJMI I FUNDIT:

Vidhet makina e polices më të dalluar

Vidhet makina e polices më të dalluar

Policja më e dalluar në Austri është duke qitur tym pasi që hajnat kanë ikur së bashku me automjetin e saj zyrtar, të parkuar pikërisht para shtëpisë së saj.

Andrea Raninger, udhëheqëse e Policisë federale kriminale të vendit, është dashur të raportojë për automjetin e vjedhur me vlerë prej 29.700 euro, Toyota RAV4, tek policët e saj.

Ajo po bëhej gati të largohet nga shtëpia e saj në Vjenë kur zbuloi se makina nuk ishte aty ku e kishte lënë.

Një burim policor ka thënë: "Kjo është njëra nga gjërat më me siklet që mund t’i ndodhë forcave të policisë. Mund të jetë që dikush ia ka vënë syrin sepse është policja e dalluar ose kjo është bërë nga ndonjë hajn i thjeshtë i makinave.


"Në secilin rast, kjo është gjëja më e keqe për imazhin e policisë. Njerëzit do të thonë që ata nuk mbrojnë dot veten nga hajnat, e lëre më publikun e përgjithshëm", ka shtuar burimi.