LAJMI I FUNDIT:

Vodhi 23 mijë frangra zvicerane, arrestohet e dyshuara në Gjakovë

Vodhi 23 mijë frangra zvicerane, arrestohet e dyshuara në Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se me datë 05.05.2019 në ora 09:00, stacioni policor në Gjakovë ka marr informacion se ka ndodhur një vjedhje e rëndë në fshatin Marmull të Gjakovës.

“Menjëherë Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se kishte të bëjë me vjedhje të rëndë në një shtëpi banimi me ç’ rast ishin vjedhur 23.000 ( njëzet e tre mijë )  franga zvicerane.

Sektori i hetimeve në Gjakovë pas një pune operativo hetimore ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj  personin e dyshuar:


B . P,         e lindur  1985,       femër,  kosovare/shqiptare

 Me urdhër të prokurorit të shtetit e dyshuara mbahet në ndalim policor ndërsa bazuar në faktet e gjetura policia do të ushtroj kallëzim penal ndaj saj”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/