LAJMI I FUNDIT:

Videoja propagandistike e Koresë Veriore: Simulojnë sulmin me armë bërthamore ndaj SHBA-ve (Foto/Video)

Videoja propagandistike e Koresë Veriore: Simulojnë sulmin me armë bërthamore ndaj SHBA-ve (Foto/Video)

Koreja Veriore këtë vit ka shënuar festën më të madhe shtetërore me transmetimin e një video në Pyongyang, ku simulohet sulmi me armë bërthamore ndaj Shteteve të Bashkuara, shkruan AFP.

Pamjet e transmetimit live të televizionit shtetëror shfaqin liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, duke shikuar në një ekran gjigant simulimin e sulmit raketor në SHBA, transmeton Telegrafi.


Zyrtarët ushtarakë të Koresë së Veriut duartrokasin derisa orkestra përcjell videon me muzikë.

Kjo skenë është pjesë e festës së “Ditës së Diellit”, ku Koreja e Veriut feston ditëlindjen e ish-liderit të këtij vendi Kim-Il, gjyshit të diktatorit aktual Kim Jong-Un.

Në video shfaqet moment kur raketa balistike udhëton mbi Atlantik dhe në fund godet tokën amerikane. Skena tjetër është fotografia e flamurit amerikan i rrethuar nga varret pas sulmit.

E gjitha përfundon me duartrokitjet e shumta të masës që ishin mbledhur për festuar këtë festë shtetërore. Ndërkaq, videoja është shfaqur në momentet kur janë rritur tensionet mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut, e cila po kërcënon me sulme bërthamore. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=uDxDPqMbXx0

Në trend Botë

Më shumë
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Udhëheqësi i ri bën thirrje për paqe – pamje të dhunës më të keqe që nga rënia e Assadit në Siri

Udhëheqësi i ri bën thirrje për paqe – pamje të dhunës më të keqe që nga rënia e Assadit në Siri

Botë
Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

Evropa
Merz i Gjermanisë:

Merz i Gjermanisë: "Mburoja" bërthamore evropiane duhet të bëhet më e fortë

Evropa
Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Botë
Migracioni, financat, çështjet e punës dhe ato sociale – për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD në Gjermani?

Migracioni, financat, çështjet e punës dhe ato sociale – për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD në Gjermani?

Evropa
Kalo në kategori