LAJMI I FUNDIT:

Vetura me targa të Shqipërisë godet tri këmbësore në Prizren

Vetura me targa të Shqipërisë godet tri këmbësore në Prizren
Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren, mbrëmë rreth orës 19:10.

Një veturë me targa të Shqipërisë ka goditur tri këmbësore femra kosovare.

Viktimat kanë marrë ndihmë mjekësore, pastaj janë liruar për në shtëpi. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/