LAJMI I FUNDIT:

Vetura godet një person në Prishtinë

Vetura godet një person në Prishtinë

E plotësuar: Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se rreth orës  08:45 është raportuar për një aksident trafiku rrugor në rrugën  ‘’28 Nëntori’’ në Prishtinë.

“Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor.

Policia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për  hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti.


Po ashtu edhe ekipi i  mjekëve emergjent në vendin e ngjarje ka ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Agron Borovci. /Telegrafi/

—–

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Prishtinë në afërsi të Termokosit.

Siç mëson Telegrafi një veturë ka goditur një këmbësorë, i cili thuhet se ka pësuar lëndime.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar. /Telegrafi/