LAJMI I FUNDIT:

Vetura godet një këmbësor në Fushë Kosovë

Vetura godet një këmbësor në Fushë Kosovë
Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:30 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku një veturë ka goditur një këmbësor.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/