LAJMI I FUNDIT:

Vetura godet një këmbësorë në Ferizaj dhe ikë nga vendi i ngjarjes

Vetura godet një këmbësorë në Ferizaj dhe ikë nga vendi i ngjarjes
Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Lloshkobare në Ferizaj.

Sipas raportit të policisë thuhet se një veturë NN, e cila ka goditur një këmbësor dhe pastaj ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Këmbësori mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.


Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/