LAJMI I FUNDIT:

Vetmia, e dëmshme sikurse duhani dhe alkoolizmi

Vetmia, e dëmshme sikurse duhani dhe alkoolizmi

Ndoshta tingëllon befasuese, mirëpo shkencëtarët thonë se vetmia është njësoj e dëmshme për shëndet, sikurse pirja e duhanit.

Hulumtimet kanë treguar se izolimi i gjatë social është njësoj i dëmshëm sikur pirja pesëmbëdhjetëvjeçare e cigares ose konsumimi i tepërt i alkoolit.

Studime të ndryshme kanë treguar se mungesa e shoqërisë mund të jetë shkak i demencës dhe shtypjes së lartë të gjakut, si edhe se vetmia mund të shkaktojë kancer dhe sëmundje të zemrës.

Ndjenja e vetmisë dhe disponimi i keq mund të ndikojnë në pagjumësi, gjë që le pasoja në organizmin tonë, por mund edhe të ndikojë në progresin e shpejtë të demencës.


Vetmia mund të shtojë nivelin e hormonit të stresit, kortizolit, dhe mund ta rrisë presionin e gjakut aq sa të rrezikojë shfaqjen e infarktit në zemër apo goditjes në tru. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori