LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje: Strukturat paralele në burg

Vetëvendosje: Strukturat paralele në burg

Lëvizja “Vetëvendosje” ka propozuar të dielën që të arrestohen të gjithë serbët që punojnë në strukturat paralele në Kosovë. Ata kanë ngritur një kallëzim penal ndaj gjithë këtyre zyrtarëve, duke i përmendur edhe emra.

Lideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti ka porositur kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, që deklaratat e tij t’i bëjë realitet, njofton Gazeta Express.

“Kushtetuta duhet të respektohen në tërë territorin e Kosovës, e jo vetëm në disa pjesë. Kështu qysh është sot Kosova, po rrezikon të krijohet edhe një Republikë Sërbska, brenda territorit të Kosovës”, shtoi ai.