LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje: Policia e grupe anonime gjatë gjithë natës janë angazhuar jashtëligjshëm kundër VV

Vetëvendosje: Policia e grupe anonime gjatë gjithë natës janë angazhuar jashtëligjshëm kundër VV

Lëvizja Vetëvendosje njoftoi se gjatë gjithë natës policia dhe grupacione të panjohura janë angazhuar në një fushatë pa precedent bastisjesh dhe shpifjesh kundër Vetëvendosjes.

Vetëvendosje thekson se arsyeja e vetme për këto gjeste diktatoriale, është dëshira e Thaçit, Veselit e Mustafës për t’ia dhuruar 8200 hektarë Malit të Zi, kundër ligjit, kundër vullnetit qytetar e kundër dëshirës së deputetëve.

“Gjatë natës janë bastisur e vazhdojnë të mbahen në kontroll e presion ambientet komerciale dhe magazinat e kompanisë që kanë marrë përsipër zërimin dhe ekranin LED për protestën. Këto ambiente janë bllokuar prej orës 1 pas mesnate dhe policia po i mban të bllokuara ende. Po ashtu policia ka bllokuar edhe magazinat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ku ndodheshin materialet dhe parrullat për protestën e sotme”, thuhet në njoftim.


Sipas VV-së, gjatë natës, kur policia ka qenë e angazhuar maksimalisht për sabotimin e protestës, grupe të panjohura kanë shpërndarë fletushka me përmbajtje urrejtëse dhe ofenduese kundër Vetëvendosjes.

“Ato vende të botës ku nxitet dhuna e urrejtja ndaj opozitës, të gjitha kanë përfunduar keq, në konflikt apo në regjim fashist. Këto aksione prej regjimit shtypës policor kanë si autor direkt Thaçin, Veselin e Mustafën. Ata janë gati ta çojnë vendin në shkatërrim, janë gati të përdhosin demokracinë, të bëhen si Sadami, Asadi apo Gadafi, vetëm e vetëm që të realizojnë projektet e tyre rrënuese për vendin, siç është Demarkacioni e Zajednica. Këto projekte janë çmimi i qëndrimit të tyre në pushtet”, thuhet në komunikatën e VV-së.

Vetëvendosje i bëri thirrje qytetarëve të mos lejojnë pushtetin e frikës të bëhet pushtet i terrorit.

“Masivisht autobusët po nisen nga çdo vend i Kosovës për të ardhur në protestën e sotme. Bashkangjitu dhe ti, për demokracinë, për atdheun tënd”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Lajme
Elezi: Disa pako me fletëvotime që janë dërguar direkt në përfaqësitë diplomatike, nuk konsiderohen të rregullta

Elezi: Disa pako me fletëvotime që janë dërguar direkt në përfaqësitë diplomatike, nuk konsiderohen të rregullta

Politikë
“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
AGK: Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore

AGK: Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore

Lajme
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori