LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje mohon se financohet nga bizneset e familjes së Rexhep Selimit

Vetëvendosje mohon se financohet nga bizneset e familjes së Rexhep Selimit

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj  dokumentarit “Shtabi i Milionerëve” ku thuhet se ky subjekt financohet nga bizneset e deputetit Rexhep Selimit.

“Pohimet në këtë dokumentar janë shpifje dhe denoncimi ynë ndaj këtij reportazhi bazohet në dy të vërteta:

  1. Kompania DRINI nuk është kompani e familjes Selimi,
  2. Kjo kompani ka bërë donacion për VETËVENDOSJE!-n, një herë të vetme, në vitin 2012, në vlerë prej 100 euro dhe nga ky fakt nuk mund të pohohet që kjo kompani “ka financuar Lëvizjen VETËVENDOSJE!”. Lëvizja VETËVENDOSJE! është subjekt që vazhdimisht bënë thirrje për donacione nga qytetarët e Republikës. Edhe ky donacion ka ardhur në këtë formë, përmes llogarisë bankare”, thuhet në reagimin e VV-së.

Lexojeni të plotë reagimin:


REAGIM LIDHUR ME DOKUMENTARIN “SHTABI I MILIONERËVE”

Lëvizja VETËVENDOSJE! shpreh shqetësimin e saj për një raportim tendencioz në dokumentarin “Shtabi i Milionerëve” (pjesa e dytë), të prodhuar nga Gazeta Express.

Në atë dokumentar thuhet që Lëvizja VETËVENDOSJE! financohet nga bizneset e familjes Selimi dhe përmendet si “argument” fakti që një kompani me emrin DRINI gjoja ka financuar Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

Pohimet në këtë dokumentar janë shpifje dhe denoncimi ynë ndaj këtij reportazhi bazohet në dy të vërteta:

  1. Kompania DRINI nuk është kompani e familjes Selimi,
  2. Kjo kompani ka bërë donacion për VETËVENDOSJE!-n, një herë të vetme, në vitin 2012, në vlerë prej 100 euro dhe nga ky fakt nuk mund të pohohet që kjo kompani “ka financuar Lëvizjen VETËVENDOSJE!”. Lëvizja VETËVENDOSJE! është subjekt që vazhdimisht bënë thirrje për donacione nga qytetarët e Republikës. Edhe ky donacion ka ardhur në këtë formë, përmes llogarisë bankare.

Përfolja e VETËVENDOSJE!-s në dokumentarin në fjalë është jashtëzakonisht tendencioze dhe qëllimkeqe. Lëvizja VETËVENDOSJE! është subjekti më transparent sa i përket financimit të saj dhe shpenzimit të mjeteve të veta. Këtë e pohojnë edhe organizatat e shoqërisë civile që merren me monitorimin e financave të subjekteve politike.

Kërkojmë nga Gazeta Express që të tërheq një lajm të tillë dhe të jap sqarim e kërkojë falje për këtë përfolje të padrejtë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në të kundërtën, ne nuk do të kemi tjetër zgjidhje përveçse t’u drejtohemi organeve gjyqësore.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Berisha nga

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Kalo në kategori