Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, do të bisedojë edhe njëherë me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në përpjekje për të gjetur zgjidhje të ngërçit rreth daljes së vendit nga Bashkimi Evropian.
Marrëveshja e propozuar nga May u hodh poshtë nga parlamenti britanik përderisa kanë mbetur edhe 50 ditë kur Britania do të duhet ta lë Bashkimin Evropian. Askush ende nuk e di saktësisht se çfarë do të ndodhë në rast se nuk ka një marrëveshje për Brexitin para këtij afati.
Zyrtarët e Bashkimit Evropian disa herë kanë theksuar se nuk do të rinegociojnë marrëveshjen e arritur, megjithëse janë shprehur të hapur për të gjetur një zgjidhje.
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk tha të mërkurën se “do të duhet të ishte një vend i veçantë në ferr, për ata që promovuan Brexitin por nuk e menduan një plan të detajuar sesi do të ndodhë kjo”.
Megjithatë, presidenti Tusk shpreson se kryeministrja britanike, Theresa May do të paraqesë të enjten në Bruksel “sugjerime realiste” për mënyrën sesi të gjendet një rrugëdalje nga bllokada rreth Brexitit.
Tusk tha se BE-ja nuk do të rihapë marrëveshjen tashmë të dakorduar të daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, përcjell rel.
Kryeministrja britanike Theresa May të enjten në Bruksel do të bisedojë me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.
Kryeministrja May po përpiqet të dakordohet për disa ndryshime në pjesën e marrëveshjes që lidhet me të ashtuquajturën “backstop” që ka të bëjë me masat mbrojtëse në kufirin irlandez.
Para kryeministres May, një delegacion i Parlamentit britanik vizitoi së fundi Brukselin, por pas takimit, Sekretari i Përgjithshëm i Komisionit Evropian Martin Selmayr i vlerësoi bisedimet si jo bindëse.
Ekspertët kanë paralajmëruar se nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje, ekonomia e Britanisë do të përballet me kaos.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania