LAJMI I FUNDIT:

Vetëdorëzohet në Polici i kërkuari Bleron Galani

Vetëdorëzohet në Polici i kërkuari Bleron Galani

Në orët e mbrëmjes, është vetë-dorëzuar pranë organeve të rendit në Policinë Rajonale të Pejës, personi i kërkuar, Bleron (Ali) Galani, i kërkuar për vjedhje të rëndë.

Lajmin e ka konfirmuar për ‘Radio 1’, Veton Elshani – zv/drejtor i Policisë Rajonale të Pejës.

“Mund t’ju konfirmojë se gjatë mbrëmjes personi i kërkuar Bleron Ali Galani është vetëdorëzuar në stacion. Pavarësisht se i njëjti është vetëdorëzuar, ky është edhe një sukses i bashkëpunimit policorë me qytetarë, me media, pra me opinionin. Akuzat janë vjedhje e rëndë. I njëjti nesër del para Gjyqtarit të rastit në Pejë. Policia nuk ka me u ndalë”, tha Elshani.


Burime brenda policisë i kanë deklaruar ‘RADIO 1’, se i njëjti dyshohet për rreth 115 vepra penale, kryesisht vjedhje.

Ndryshe gjatë ditës, Policia Rajonale e Pejës nëpërmjet mediave kishte kërkuar ndihmë qytetare në lokalizimin e personit në fjalë.