LAJMI I FUNDIT:

Vetaksident në Podujevë, lëndohet një person

Vetaksident në Podujevë, lëndohet një person
Foto: Ilustrim

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 21:00 në fshatin Peran të Podujevës.

Lajmin për Telegrafin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Nga policia kanë thënë se si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.


Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. /Telegrafi/