Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka kërkuar sot nga Meja e Gjakovës drejtësi për qindra masakra që njësitet paramilitare serbe i kanë kryer në Kosovë.
Ai ka thënë se mosndëshkimi i kriminelëve serbë që kanë kryer vrasje mizore duke i varrosur e rivarrosur disa herë viktimat, është dështim i drejtësisë ndërkombëtare.
“Çdo vit ne vijmë, vizitojmë dhe vëmë lule mbi lëndinat e vdekjes. Çdo vit ne flasim, lotojmë dhe ndajmë dhembjen si komb. Na janë harxhuar fjalët por na janë rritur edhe pakënaqësitë e qytetarëve tonë. Përderisa ne pikëllohemi, ekzekutuesit e këtyre masakrave festojnë, gëzohen më fortë e më fortë dhe mohojnë veprat e tyre mizore. 186 lëndina të tilla të vdekjes janë sot në Kosovë, 186 herë krim, rreth 15 mijë civilë të vrarë, të pafajshëm, nga ata afër 1300 janë fëmijë. 186 herë është dështim i drejtësisë ndërkombëtare. 186 herë i ka vra, i ka vra, i kanë varrosë dhe i kanë rivarrosë. Nuk e dimë se çka u kanë bërë dhe pse u kanë bërë, a i kanë vrarë vetëm? A jau kanë marrë organet? Pse i kanë varrosë? Pse i kanë rivarrosë? Pse i kanë marrë në Serbi dhe pastaj pa asnjë analizë i kanë kthyer në Kosovë. Po diçka e dimë sigurt, sikur kjo ditë që është ditë, edhe siç është kjo masakër e Mejës më 27 Prill. Dihen njësitë serbe, dihet urdhëruesit, dihen komanduesit, edhe sot gjithë qytetarët e vendit tim pyesin: pse nuk ka të drejtësi dhe pse ka mohim?”, ka deklaruar kryeparlamentari Veseli.
Kreu i Kuvendit të Kosovës e ka falënderuar Ambasadorin amerikan i cili sot ishte në Meje të Gjakovës për të ndarë dhimbjen bashkë me familjarët e viktimave dhe krerët e institucioneve të Kosovës.
“I nderuar z. Ambasador i ShBA-ve, sot në prezencën e juaj në këtë vend, po bëni një akt që do t’ju krenojë juve personalisht përherë përkrahë nesh. Ne nuk duam revansh, ne duam vetëm drejtësi. Ne nuk duam konflikt, ne duam paqe”, tha Veseli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës