LAJMI I FUNDIT:

Veseli uron Bashën për 26 vjetorin e themelimit të partisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, për përvjetorin e 26-të të themelimit të Partisë Demokratike në Shqipëri i ka dërguar një telegram urimi kryetarit të saj, Lulzim Basha.

Në telegramin e tij, kreu i PDK-së ka thënë se kjo është një datë e shënuar jo vetëm për shqiptarët e Republikës së Shqipërisë, por edhe për shqiptarët e Kosovës dhe mbarë trojeve të tjera, pasi është dita e lindjes së pluralizmit politik në Shqipëri.

“I dashur Lulzim, Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës dhe në emrin tim personal, ju përcjell urimet më të përzemërta për përvjetorin e 26-të të themelimit të Partisë Demokratike. Kjo është datë e shënuar jo vetëm për shqiptarët e Republikës së Shqipërisë, por edhe për shqiptarët e Kosovës dhe mbarë trojeve të tjera, pasi është dita e lindjes së pluralizmit politik në Shqipëri. Krijimi i Partisë Demokratike asokohe ndezi një rreze shprese për të gjithë shqiptarët që kishin ëndërruar për dekada me radhëshembjen e regjimit komunist më të egër dhe më izolues në Evropë dhe hapjen e Shqipërisë drejt lirisë, demokracisë dhe ekonomisë së tregut. Me këtë rast, dëshiroj t’ju përgëzoj juve dhe të gjithë anëtarët e simpatizantët e Partisë Demokratike për arritjet e deritanishme dhe kontributet e dhëna në proceset më të rëndësishme që ka kaluar vendi gjatë tranzicionit. Gjithashtu, ju uroj suksese në vazhdimin e përpjekjeve të Partisë Demokratike të Shqipërisë për rritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Mirëpres intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë ndërpartiak dhe forcimin e marrëdhënieve tona miqësore në të mirë të shteteve tona. Edhe njëherë, shpreh urimet e sinqerta për gjithë anëtarët e Partisë Demokratike për këtë datë të rëndësishme jo vetëm për ta, por edhe për demokracinë shqiptare”, ka shkruar kryetari i PDK-së në telegramin e tij të urimit për Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori