LAJMI I FUNDIT:

Veseli: T’i evitojmë interesat elektorale, të orientohemi te ballafaqimi me Serbinë

Veseli: T’i evitojmë interesat elektorale, të orientohemi te ballafaqimi me Serbinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë sot se në këto komente të ndjeshme politike duhet evituar interesat elektorale dhe duhet orientuar te ballafaqimi me Serbinë.

Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se shpreson që janë në rrugë të mirë për të pasur konsensus e që është interes i qytetarëve, mbrojtja e sovranitetit dhe shtetit, si dhe ruajtja e partneritetit me bashkësinë ndërkombëtare.

“Qëllimi ynë të jemi bashkë… në këto momente të ndjeshme politike. Duhet t’i evitojmë interesat tona elektorale për momentin dhe të orientohemi tek ballafaqimi me një sfidë që nuk është e lehtë, e që është Serbia. Dhe të njëjtën kohë qytetarët e Republikës së Kosovës duhet të jenë sigurt në partitë politike, në institucionet e Kosovës dhe në bartësit e institucioneve për mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë, integritetit dhe të njëjtën kohë për moslejimin e krijimit të pushteteve paralele që mund të dëmtonin Kosovën aktualisht, por edhe do të mund ta ndanin nesër. Kjo është e papranueshme”, tha Veseli, raporton Telegrafi.


Sipas tij, ndarje të Kosovës nuk do të ketë kurrë, por politika në Kosovë duhet të mendojë çka do të ndodhë pas 10, 20 viteve.

“Ndarja nuk do të ketë kurrë por ne nuk duhet ta rrezikojmë ndarjen tonë e cila mund të na krijojë një situatë imponuese, pastaj duke përfituar Serbia të krijojë partnerë për ta dëmtuar Kosovën. Ne sot duhet të mendojmë çka do të ndodh pas 10, 20 vitesh ku ndoshta shumica prej nesh, kjo klasë politike nuk do të jetë aktive në politikë, e pushtet. Duhet të mendojmë për gjeneratat e ardhshme. Nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë të krijohen precedentë, situata të cilat mund ta paralizojnë, mund të krijojnë pushtet të ri e la ma ndarje në Kosovës. Por nëse ne i lëmë mundësi Vuçiqit ta tregojë veten të moderuar, kjo është e dëmshme. Na sot deri sa po shtyhemi mes veti, Vuçiq po promovon dialogun, partneritetin dhe të njëjtën kohë jam i sigurt se nuk është i gatshëm ta bëj gjënë e tillë, por po përfiton nga mungesa e unitetit në Kosovë”, tha Veseli.

Duke folur për transparencën në Kuvend, kryetari i Kuvendit tha se deputetët duhet të jenë vet më transparent, ta kursejnë Kuvendin dhe ta ruajnë prestigjin e deputetit.

Ndryshe, përveç seancës së jashtëzakonshme, të mërkurën do të jetë edhe vazhdimi i seancës me pikat e papërfunduara nga seancat e mëparshme, ndërsa seanca e re do të mbahet të enjten. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori