LAJMI I FUNDIT:

Të hënën seanca e radhës, pritet diskutimi për dialogun

Të hënën seanca e radhës, pritet diskutimi për dialogun

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të hënën të mbajë seancën e radhës në të cilën do të votohen projektligjet dhe raportet e agjencive të pavarura që kanë mbetur nga seancat e kaluara.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se janë marrë vesh me opozitën që të votohen të gjitha pikat e mbetura në mënyrë që të vazhdojnë me seancën e re, ku do të diskutohet edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Kreu i legjislativit theksoi se ka kërkuar një kolegialitet dhe mirëkuptim nga kolegët e opozitës, në mënyrë që t’i kalojnë projektligjet e mbetura që janë në interes të qytetarëve dhe mos të ketë bllokada që janë të panevojshme dhe në të njëjtën kohë të pajustifikueshme.


“Po besoj shumë që të hënën, ky ishte edhe vendimi, do të kemi votimin e projektligjeve që janë në pritje. Kemi dhjetë projektligje që janë në leximin e dytë, kemi disa sosh që janë në leximin e parë dhe kemi raporte të agjencioneve të pavarura që i japin përgjegjësi Kuvendit të Kosovës. Besoj se të hënën do të kemi një situatë shumë më ndryshe dhe në të njëjtën kohë do të kemi edhe debatin që është iniciativë e PSD-së, në seancën e re, për çështjen e dialogut. Dialogu duhet ë na bashkoj, duhet të jetë pjesë e konsensusit të përbashkët. Kuvendi i Kosovës do të ketë rolin e vet në këtë proces dhe për aq sa të gjitha institucionet në Republikën e Kosovës, pozitë dhe opozitë”, tha Veseli.

Veseli shpreson se do të votohet në lexim të dytë edhe projektligji për trajtimin e ndërtimet pa leje, i cili u bë pengesë që të ndërpritet seanca e sotme, meqë opozita bojkotoi pjesëmarrjen në votim duke pamundësuar bërjen e kuorumit.

“Qytetarët kanë dëshirë që të mos jenë pjesë e pengimit të ligjit dhe të njëjtën kohë të kenë një legalizim. Unë besoj se do të ketë një mirëkuptim të kolegët e partive të opozitës. Vendimet që janë marrë qoftë për seancën, qoftë për pikat e rendit të ditës janë marrë me unanimitet të plotë të gjithë kolegëve të kryesisë edhe nga pozita edhe nga opozita. Besoj se do të ketë edhe votim, por sido që të jetë nganjëherë ne flasim në kryesi gjëra tjera dhe në arenën të cilën e kemi brenda sallës plenare mund të ndodh diçka tjetër”, theksoi Veseli.

Disa pika që ishin sot në rend dite për votim, janë që nga seancat e 8, 14, 19 dhe 28 qershorit të muajit të kaluar.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Lajme
Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Politikë
Votat me postë, mbesin për t’u numëruar edhe më pak se 100 kuti

Votat me postë, mbesin për t’u numëruar edhe më pak se 100 kuti

Lajme
Kalo në kategori