Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë në Samitin e Gruas Demokratike në Prishtinë se në qeverisjen e ardhshme do dyfishojë përfaqësimin e grave në vendimmarrje.
Para qindra grave të Partisë Demokratike të Kosovës, Veseli i ftoi të gjitha vajzat dhe gratë kosovare që të bëhen pjesë për Fillimin e Ri në Kosovë.
Në një panel me gra, kryetari Veseli u është përgjigjur dhjetëra pyetjeve për rolin e grave në shoqërinë tonë.
“Ne i kemi promovuar gratë në pozita udhëheqëse në qeveri, ne i kemi mbështetur politikat për gratë, në familje dhe në punë. Unë i kam promovuar gratë në poste ministrore në qeverinë e fundit dhe nëse PDK-ja zgjidhet për të udhëhequr qeverinë e ardhshme, ne do të kemi edhe më shumë gra në pozita ministrore. Në PDK, unë kam kërkuar nga Justina për të ndihmuar në rekrutimin e grave që mund të marrin poste udhëheqëse në partinë tonë. Kam caktuar një synim që në 60 muajt e ardhshëm ne do ta rrisim pjesëmarrjen e grave në të gjitha degët e PDK-së. Kur të rritet vajza ime, dua që ajo të dijë se ajo mund të jetë çfarëdo që ajo dëshiron të bëhet – një ndërmarrëse, mjeke, avokate, fermere apo piktore”, ka thënë Veseli.
Kreu i PDK-së është pyetur edhe për turin e tij të dëgjimit me gratë ndërmarrëse.
Veseli ka thënë se ka takuar disa gra të jashtëzakonshme ndërmarrëse, fermere dhe anëtare të PDK-së.
“Ka politika të qarta që ne duhet t’i zbatojmë, por së pari duhet të jemi shumë të qartë me vizionin tonë. Partia Demokratike e Kosovës synon një Kosovë që fuqizon gratë drejt suksesit. PDK-ja synon një Kosovë ku gratë që zgjedhin t’i bashkohen fuqisë punëtore i kanë mjetet dhe trajnimin e duhur në dispozicion të tyre. PDK-ja synon një qeveri që do të jetësojë politikat që fuqizojnë gratë në çdo aspekt të qeverisjes”, ka thënë Veseli.
I pyetur për premtimin e tij për hapjen e vendeve të reja të punës, veçanërisht për gratë, kreu i PDK-së ka thënë se ky është prioriteti kryesor i tij dhe se fillimi i ri për gratë do të nis me vendet e reja të punës.
“Plani im ekonomik ka tri shtylla: investimin në bizneset e Kosovës, fuqizimin e grave dhe të rinjve për pjesëmarrje të plotë në ekonominë tonë, dhe integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në mekanizma dhe tregje të tjera. Në Kosovë operojnë rreth 60,000 biznese. Nëse secila shton nga një vend pune, kjo do të nënkuptonte 60,000 vende të reja pune pa ndonjë investim të huaj. Ne duhet t’i ulin barrierat brenda qeverisë dhe t’i nxisim bizneset që të rriten”, ka thënë kryetari Veseli. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi