LAJMI I FUNDIT:

Veseli takon studentë dhe mjekë amerikanë

Veseli takon studentë dhe mjekë amerikanë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot, priti në takim studentë, mjekë, përfaqësues të Universitetit “Georgia Gwinnett College” nga Lawrenceville, ShBA, si dhe shoqatës “Kosovo hope”.

Kryetari Veseli u informua për veprimtarinë e mjekëve dhe studentëve nga Universiteti “Georgia Gwinnett College” në Kosovë, angazhimin e tyre të vazhdueshëm humanitar, këmbimin e përvojave, si dhe vizitat studimore për studentët e mjekësisë.

Grupi i mjekëve theksoi se interes i tyre i veçantë është veprimtaria humanitare shëndetësore, si dhe në identifikimin e sëmundjeve të pashërueshme në Republikën e Kosovës.


Kryetari Veseli i falënderoi mjekët e studentët nga Georgia, SHBA për angazhimin e tyre si dhe kontributin në lëmin e shëndetësisë, duke theksuar se ky lloj bashkëpunimi dhe këmbimi i përvojave dhe studentëve, avancon edhe njohuritë e studentëve edhe shëndetësinë e Kosovës.

Veseli po ashtu shprehu përkrahje të plotë dhe inkurajoi që këmbimet e studentëve dhe përvojave në këtë drejtim, të intensifikohen edhe më tej në të ardhmen.

Grupi i mjekëve dhe studentëve nga ShBA, i bëri ftesë kryetarit Veseli që të jetë mysafir në Lawrenceville, Georgia ku pritet të shpallet edhe qytetar nderi i këtij qyteti amerikan. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori