LAJMI I FUNDIT:

Veseli takoi senatoren Amy Klobuchar dhe republikanin David Beasl

Veseli takoi senatoren Amy Klobuchar dhe republikanin David Beasl

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot takime të ndara me anëtarin e Partisë Republikane, David Beasley i cili ka shërbyer si Guvernator i Karolinës së Jugut si dhe anëtaren demokrate të Senatit, Amy Klobuchar.

Duke i falënderuar për mbështetjen e pakursyer dhe të përhershme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën, kryetari Veseli i njoftoi ata me zhvillimet në vendin tonë, të arriturat por edhe sfidat me të cilat Kosova po përballet.

Marrëdhëniet midis Kosovës dhe SHBA-së, Veseli i cilësoi të shkëlqyeshme dhe të shtrira në të gjitha fushat. Ai tha se politika amerikane ndaj Kosovës në dekadat e fundit ka qenë konsistente dhe e pandryshueshme, pavarësisht faktit se cila parti ka udhëhequr në Uashington.


Ish guvernatori David Beasley dhe senatorja Amy Klobuchar, nga ana e tyre, u interesuan për një varg procesesh në vendin tonë, ndërsa konfirmuan vazhdimin e mbështetjes amerikane për Kosovën edhe në të ardhmen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Kalo në kategori