LAJMI I FUNDIT:

Veseli takoi Ashmawyn, bisedojnë për zhvillimet në Kuvend

Veseli takoi Ashmawyn, bisedojnë për zhvillimet në Kuvend

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, takoi sot drejtorin e Zyrës për Etikë në Kongresin Amerikan, Omar Ashmawy, me të cilin bisedoi për punën dhe zhvillimet në Kuvendin e Kosovës, si dhe mundësitë e bashkëpunimit në fushën e etikës parlamentare.

Ashmawy e njohu kryetarin Veseli për përgjegjësitë dhe praktikën e punës së zyrës që ai drejton, që lidhen me parimet dhe normat e etikës parlamentare e të mekanizmave implementues, duke ndihmuar kështu institucionin në ruajtjen e integritetit institucional dhe besimit të qytetarëve.

Ai po ashtu, foli edhe për angazhimet në promovimin e parimeve dhe normave të etikës parlamentare në parlamentet në zhvillim.


Kryetari Veseli, ndërkaq, falënderoi Ashmawy për interesimin e tij për zhvillimet në Kuvendin e Kosovës dhe gatishmërinë për mbështetje.

Ai e njoftoi zyrtarin amerikan për konceptin e tij të hapjes së institucionit ndaj qytetarëve, duke rritur transparencën dhe lehtësuar qasjen e mediave, shoqërisë civile dhe publikut të përgjithshëm, në punën e Kuvendit të Kosovës.

Veseli, po ashtu, konfirmoi qëndrimin e tij konstruktiv dhe bashkëpunues me të gjitha palët e përfaqësuara në Kuvend.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që bashkëpunimi midis institucioneve që përfaqësojnë të shënojë ritme të reja dhe të konkretizohet në një të ardhme të afërt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori