LAJMI I FUNDIT:

Veseli takoi ambasadorët e Francës, Italisë dhe Sllovenisë

Veseli takoi ambasadorët e Francës, Italisë dhe Sllovenisë

Kryetari i Kuvendit të  Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takime të ndara ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert, ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi dhe atë të Sllovenisë, Bojan Bertoncelj.

Ambasadorët e uruan kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, për zgjedhjen edhe për një mandat në krye të legjislativit të Kosovës. Ata konfirmuan përkushtimin e tyre për të thelluar bashkëpunimin e shteteve që përfaqësojnë me Kosovën dhe përkrahjen e vazhdueshme në të gjitha fushat.

Kryeparlamentari Veseli vlerësoi lart mbështetjen e Francës, Italisë dhe Sllovenisë për Kosovën në faza të ndryshme, duke theksuar nevojën e vazhdimit të kësaj përkrahjeje edhe në të ardhmen, si në afirmimin e mëtejmë ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës, ashtu edhe në forcimin e demokracisë së brendshme dhe zhvillimin ekonomik.


Kreu i Kuvendit konfirmoi aspiratat euro-atlantike të shtetit të Kosovës dhe kultivimin e fqinjësisë së mirë, në funksion të forcimit të paqes dhe zhvillimit të gjithmbarshëm rajonal.

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Kalo në kategori