Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është pritur në takim të veçantë nga ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.
Në këtë takim, kryetari Veseli dhe Sheikh Abdullah kanë diskutuar për investimet direkte të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë.
Sheikh Abdullah tha se në bashkëpunim me kryetarin Veseli do ta organizojnë një forum të madh investiv për Kosovën në Dubai.
Ai tha se forumi duhet të bëhet në Dubai pasi ka mundësi ti ftoj investitorët më të mëdhenj të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe rajonit.
Sheikh Abdullah ka kërkuar nga kryetari Veseli që Kosova në këtë forum të investitorëve, të paraqet plane konkrete për investimet direkte në Kosovë.
“Partneriteti mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Kosovës është në rrugë të drejtë por ka nevojë për energji të shtuar në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona”, tha kryediplomati i Emirateve të Bashkuara Arabe.
Kryetari Veseli nga ana e tij ka falënderuar Emiratet për ndihmën e dhënë Kosovës.
Veseli ka kërkuar mbështetjen e Emirateve për sjelljen e investimeve direkte në ekonomi pasi siç tha ai, Kosova është vend i mundësive për investitorët e huaj.
“Nga njohja tani do të kalojmë në fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale dhe promovimin e Kosovës në këtë pjesë të rëndësishme të botës. Do të përgatisim projekte konkrete dhe do ti paraqesim në Forumin e investimeve për Kosovën”, ka thënë Veseli.
Emiratet e Bashkuara Arbe janë vendi i parë arab që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Trump propozon tarifa të larta për anijet kineze të mallrave

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Trump propozon tarifa të larta për anijet kineze të mallrave

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania