Kryetari i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, pas marrjes së besimit për drejtimin e partisë nga delegatët në Konventen e Shtatë të partisë, ka thënë se PDK-në e presin shumë sfida – si partia më e madhe në vend – në drejtim të ofrimit të një jete më të mirë për qytetarët e vendit.
Ai fjalën e tij para delegatëve nisi me falënderim për besimin që iu dha.
“Jeta më ka mësuar se asgjë më të shenjtë nuk ka sesa besimi i njeriut dhe faleminderit për këtë besim, do të jem mirënjohës gjithmonë”, tha Veseli.
Ai që në hyrje të fjalës së tij falënderim special pati për ish kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi.
“Falënderimi i parë shkon për njeriun që e udhëhoqi, ndërtoi dhe krijo PDK-në, presidentin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçin”, tha kryetari i ri i PDK-së.
Veseli ka theksuar se orientimi i partisë do të vazhdojë të mbetet i njëjtë, njofton Klan Kosova.
“Do të jem shumë i drejtpërdrejtë dhe shumë i përgjegjshëm – bashkë me ju na presin shumë sfida. Do të fillojmë menjëherë të punojmë. Aty ku i kemi punët mirë, do të punojmë edhe më mirë. Aty ku kemi ngecje do të përmirësohemi, që të bëjmë edhe më shuëm për qytetarin e Kosovës”, tha ai.
“Do të vazhdojmë aleancën e përhershme dhe strategjike me ShBA-në, si dhe rrugën tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe NATO”.
“Sfidë edhe më e madhe për të gjithë ne, por për mua si kryetar i partisë do të jetë ofrimi i një jete më të mirë për qytetarin e Kosovës, sigurim shëndetësor, arsim më të mirë”.
“Ne jemi parti e qendrës së djathtë, do të vazhdojmë në këtë drejtim – deri në anëtarësimin në Bashkimin Europian. Sado që do të na kushtojnë, çfarëdo që të na kërkohet, nuk do të ketë rrugë tjetër veç gjetja e asaj për zhvillimin ekonimik të vendit”.
“Falënderim dhe mirëkuptim për qytetarët e vendit që shpesh po tregojnë pjekuri më të madhe se disa nga politikbërësit. Zoti na ndihmoftë të gjithëve”, tha kryetari i PDK-së.
Pas zgjedhjes në krye të partisë, Vesli ka postuar një status në Facebook, përmes të cilit ka falënderuar delegatët dhe ka premtuar angazhimin e tij në udhëheqjen e partisë:
“Me këtë votëbesim më keni obliguar që unë të bëj gjithëçka që është e mundur për ta dëshmuar veten të denjë për përkrahjen tuaj. Unë e çmoj shumë besimin që më jepni dhe ju them si shqiptar krenar që besa është një kontratë e shenjtë e zotohem para jush që nuk do t’ju zhgënjej. Por dua t’ju siguroj për diçka: unë kam për të përjetuar të njëjtën dhimbje si ju. Kam për të bashkëndjerë çdo shqetësim, sfidë apo vështirësi të vendit tonë. Kam për të kaluar pafund netë pagjumë duke vrarë mendjen se çfarë mund të bëj më mirë që shteti ynë të bëhej sa më shpejtë anëtar i BE-së dhe NATO-s dhe që qytetarët tanë të jetojnë sa më të begatë dhe të lirë. Në jetën time nuk kam pasur motiv dhe objektiv më të rëndësishëm se ky dhe ju siguroj që do të përpiqem për këtë objektiv sa të mundem deri sa të marr frymë. Faleminderit! K.V” (sic), ka shkruar Veseli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë