LAJMI I FUNDIT:

Veseli prezanton kapacitetet e Kosovës për investitorët e Emirateve të Bashkuara Arabe

Veseli prezanton kapacitetet e Kosovës për investitorët e Emirateve të Bashkuara Arabe

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli është pritur në Dubai nga ministri i Ekonomisë, Sultan Bin Saed Al Mansouri, me të cilin kanë diskutuar për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

Kryetati Veseli ka prezantuar tek Ministria e Ekonomisë potencialet që ka Kosova për investime në agrokulturë, turizëm dhe industri.

Nga ana e tij, ministri i Ekonomisë, Sultan Bin Saed Al Mandouri tha se Emiratet e Bashkuara Arabe e shohin Kosovën si vend strategjik për investime në turizëm dhe bujqësi, për shkak të pozitës gjeografike.


Ai tha se Kosova ka potencial dhe resurse përmes të cilave mund të krijojë perspektivë
të sigurt për zhvillim të hovshëm ekonomik.

Kryetari Veseli kërkoi nga ministri i Ekonomisë që ti nxisë investitorët e Emirateve të vizitojnë Kosovën dhe të investojnë në fushat përkatëse, pasi sipas Veselit Kosova ofron shumë mundësi dhe ka resurse humane për investitorët e huaj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Ekonomi
Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
Trump propozon tarifa të larta për anijet kineze të mallrave

Trump propozon tarifa të larta për anijet kineze të mallrave

Botë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Kalo në kategori