Veseli: Po i humbim mjekët e mirë, shkaku i një sistemi jofunksional të shëndetësisë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë në takimin prezantues nga VGH – Vitals Global Healthcare dhe partneri i tyre PHI – Partners Health International, lidhur me transformimin e shëndetësisë kosovare.
Sipas një njoftimi, duke e konsideruar transformimin e sektorit të shëndetësisë në Kosovë të një rëndësie kapitale për vendin tonë, kryeparlamentari Veseli tha se çdo ide dhe iniciativë që i ndihmon këtij procesi është e mirëpritur dhe do të ketë mbështetjen institucionale.
Më tej thuhet se kryetari Veseli vlerësoi se 17 vite pas luftës, Kosova ka një sistem shëndetësor, me të cilin nuk mund të jetë i kënaqur askush.
Ai ka thënë se neglizhenca institucionale, fondet e pamjaftueshme, mungesat buxhetore, të arsyeshme e të paarsyeshme, mosdefinimi si interes nacional, në shumë raste edhe interesat e paligjshme grupore, kanë ndikuar negativisht në zhvillimin dhe modernizimin e sistemit kosovar të shëndetësisë.
“Kosova ka mjekë të shkëlqyeshëm, në të gjitha nivelet. Ata janë të përkushtuar maksimalisht në misionin e shenjtë të mjekësisë, por ne po i humbim këta mjekë për shkak të një sistemi jofunksional të shëndetësisë. Shumë kuadro, që krijohen me aq mund e sakrifica familjare e institucionale, po detyrohen të gjejnë rrugët e largimit nga Kosova, duke ndikuar pa fajin e tyre, në varfërimin profesional të mjekësisë sonë. Në vend se të jetë pjesë e mirëqenies së qytetarëve, sistemi aktual shëndetësor, është duke varfëruar edhe popullatën, sepse si pasojë e tij, miliona euro të qytetarëve tanë përfundojnë në spitalet e vendeve të huaja, në rend të parë ato të rajonit”, theksoi kryetari Veseli.
Sipas tij, asnjë arsyetim për vazhdimin e gjendjes ekzistuese nuk mund të pranohet më.
“Institucionet nuk janë për të dhënë arsyetime, por për të ofruar zgjidhje. Me strategji konkrete dhe investime serioze mund të arrihet ndryshimi pozitiv. Ligji për Sigurime Shëndetësore do të hyjë në fuqi që nga janari i vitit 2017. Me ketë ligj është siguruar baza ligjore për ruajtjen dhe garantimin e shëndetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Më këtë ligj respektohet dinjiteti, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut të përcaktuara me Kushtetutë”, theksoi kryetari i Kuvendit, duke siguruar se do të përkrah çdo politikë zhvillimore që u garanton qytetarëve tanë një shëndetësi cilësore dhe efikase. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania