Partia Demokratike e Kosovës, ka hapur sot procesin e brendshëm zgjedhor në Mitrovicë e Vushtrri, ku i pranishëm ishte edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli.
I pari i PDK-së tha se sa më e fuqishme dhe më e madhe të jetë PDK-ja, aq më e fuqishme do të jetë Mitrovica dhe gjithë Kosova.
Siç njofton PDK, Veseli tha se vendi po kalon nëpër sfida shumë të rëndësishme.
“Do të flas në mënyrë më të veçantë, për shkak të pozicionit gjeografik. Mund të dëgjoni në të majtë e në të djathtë, por të jeni të sigurt se Mitrovica është e shenjtë, aq sa është për secilin flamuri kombëtar. Është e shenjtë, aq sa është i shenjtë varri i Isa Boletinit. Është i shenjtë sovraniteti, integriteti i shtetit të pavarur dhe sovran, jo vetëm në Mitrovicë, por flamuri i Kosovës duhet të valëvitet edhe në Zveçan e në Leposaviq. Dua të them edhe diçka tjetër, sa është e shenjtë për ju, është e shenjtë edhe për mua, edhe për Hashim Thaçin”, tha Veseli.
Lideri i PDK-së ftoi të gjithë qytetarët e Mitrovicës që të bashkohem me PDK-në gjatë procesit zgjedhor partiak, për të punuar së bashku në zhvillimin e qytetit të Mitrovicës.
“Ka nevojë Kosova për një adresë të sigurt politike, e cila i krijon siguri, e cila i krijon zhvillim, emancipim. Për t’i arritur sukseset në sfidat e reja politike, Kosova ka nevojë për një adresë të fuqishme politike. Një adresë e cila ka vizion, gatishmëri, ka dashuri për shtetin, ka dashuri për njerëzit e Kosovës. E kjo është platforma jonë e Dekadës së Re, për besim, zhvillim e integrim, kjo është platforma e PDK-së”, tha Veseli, ndërsa theksoi se nuk do të lejojë që asnjë njeri me elemente korruptive të jetë pjesë e PDK-së.
“Ata që e shkelin ligjin, do të përballen me ligjin. Nuk do të lejoj Partia Demokratike e Kosovës asnjë element korruptiv dhe asnjë të korruptuar brenda partisë”, tha Veseli.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, ndërkaq, foli para qytetarëve të Mitrovicës për sukseset dhe projektet që lidershipi i PDK-së ka realizuar në dekadat e kaluara.
“Tri dekadat e fundit, nuk ka proces politik, ushtarak, të zhvillimit dhe projekt të dobishëm që nuk e ka vulën e lidershipit të PDK-së. Qysh nga lëvizja studentore, krijimi i UÇK-së, shpallja e pavarësisë, transformim ekonomik, ndërtimi i autostradave dhe shkollave më moderne, rritja e pagave për të gjitha kategoritë, e shumë projekte të mëdha, janë vepra dhe punë të Partisë Demokratike të Kosovës”, tha Hamza.
Ndërsa, Valdete Idrizi, ftoi qytetarët e Mitrovicës që në këtë proces zgjedhor të bëhen pjesë e PDK-së.
“Jam krenare që jam pjesë e PDK-së dhe i ftoj të gjithë njerëzit e mirë të Mitrovicës, të gjithë intelektualët, studentët, të rejat e të rinjtë mitrovicas që të bëhen pjesë e PDK-së për ta jetësuar Dekadën e Re dhe për ta zhvilluar Mitrovicën e gjithë Kosovën”, tha Idrizi, përcjell Telegafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë