Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se mospranimi në INTERPOL nuk duhet të ndajë faktorin politik në Kosovë, por duhet t’i bëjë bashkë.
Ai ka lavdëruar Policinë e Kosovës si më të mirën në rajon e më gjerë.
Veseli tha se kjo betejë e humbur nuk e ndal rrugën e Kosovës në proceset integrime.
Lexoni të plotë postimin e Veselit në Facebook:
“Sot nuk ishte ditë e mirë për Kosovën. Por, më i fuqishëm se fakti i mos anëtarësimit në Interpol është fakti se as Serbia me politikën e saj të pengimit ndërkombëtar të Kosovës, as krimi i organizuar, e as terrorizmi, nuk do të mund ta ndalin fuqizimin e shtetit të Kosovë dhe integrimin ndërkombëtar të tij. Kosova krenohet me policinë e saj. Është policia më profesionale në rajon dhe më gjerë. Me profesionalizmin e saj të dëshmuar, Policia e Kosovës e ka bërë shtetin tonë partner të besueshëm dhe efektiv në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe në veçanti kundër terrorizmit. Vota e sotme negative ka dëmtuar qartësisht partneritetin ndërkombëtar kundër këtyre të këqijave. Por, përkundër kësaj, ne nuk do të dekurajohemi në rrugën e qëllimeve tona integruese. Do të punojmë pa u ndalur dhe pa u dorëzuar asnjëherë. Ashtu siç kemi bërë gjithmonë edhe me sfidat e të kaluarës. Në këtë kontekst, do të ishte mirë dhe patriotike sigurisht që partitë opozitare, në vend që të bashkë ndjejnë me Serbinë gëzimin për mos anëtarësimin e Kosovës në Interpol, e t’i fërkojnë duart për pushtet, t’i thërrasin arsyes dhe të gjejnë forcën e duhur për t’iu bashkuar institucioneve të vendit në përballje të përbashkët me sfidat që kemi përpara si shtet e shoqëri. Nxitja e përçarjes së brendshme, politikat egoiste dhe bllokuese janë qartësisht dëmtim i Kosovës dhe i ndihmojnë fuqizimit të pozicionit ndërkombëtar të Serbisë në raport me Kosovën. Kjo sjellje politike duhet të marrë fund. Sa nuk është bërë vonë, për të gjithë”, ka shkruar Veseli në Facebook. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë