LAJMI I FUNDIT:

Veseli në Strasburg për liberalizim të vizave

Veseli në Strasburg për liberalizim të vizave

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në kuadër të vizitave që ka nisur në kryeqendrat evropiane për të diskutuar për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, të hënën ka udhëtuar për në Strasburg.

Gjatë kësaj vizite, Veseli do të pritet të martën në takim të veçantë nga kreu i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani.

Në takimet me kreun e Parlamentit Evropian dhe zyrtarë të lartë evropianë, Veseli do të diskutojë për përmbushjen e gjitha kritereve nga ana e Kosovës për procesin e liberalizimit të vizave dhe do të kërkojë vendimmarrjen e nevojshme në mënyrë që qytetarët e Kosovës të kenë mundësi lëvizjen pa viza në Zonën Shengen gjatë këtij viti.


Gjatë qëndrimit në Strasburg, kryetari i Kuvendit do të ketë takime të ndara edhe me Raportuesen për Liberalizim të Vizave për Kosovën, Tanja Fajon si dhe me eurodeputetë tjerë, si Tonino Picula, i cili udhëheqë delegacionin evropian për Kosovën dhe eurodeputetë nga Partitë Popullore Evropiane, si Cristian Dan Preda dhe David McAllister.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Lajme
​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

Lajme
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Lajme
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

Lajme
Kalo në kategori