Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherit lider i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se partia që drejton nuk do të ofrojë strehë për ata që nuk e duan vendin.
Ai më tutje ka elaboruar se çka nënkupton me këtë frazë, duke vënë theksin te rendi dhe ligji si dhe zhvillimi ekonomik.
“Në fund të marsit do ta kemi Konventën e Partisë Demokratike të Kosovës. Do të fillojë një epokë e re e një vazhdimësie të fuqishme. Aty ku ka pasur të meta do t’i evitojmë. Do të punojmë t’u japim përgjegjësi qyetarëve”, tha Veseli në Info Magazine të Klan Kosovës .
“Nuk do të kenë vend në PDK të gjithë ata që nuk e duan Kosovën. Vendi duhet duke e respektuar shtetin ligjor, duke forcuar ekonomi, duke krijuar perspektivë për të rinjtë”, tha ai.
Ai thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës do të marrë mandat ushtarak.
Veseli tha se kjo është përgjegjësi e institucioneve të shtetit dhe se në asnjë rast nuk rrezikon marrëdhëniet e Kosovës me miqtë.
“Formimi i ushtrisë është përgjegjësi e institucioneve të Kosovës. Shumë shpejt do ta kemi transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në forcë ushtarake”.
“Ka pasur vonesa të paarsyeshmë në transformimin e FSK-së. Jemi vonuar, por për këtë cështje nuk është asnjëherë vonë. Një ushtri, që është më profesionalja në regjion, më pro-perëndimorja, nuk mund të na ‘prish’ as me NATO-n as me SHBA-në”, tha Veseli.
Kryeparlamentari ka folur edhe për dialogun me Serbinë, duke thënë se ai do të vazhdojë kur Serbia të tregohet bashkëpunuese.
Ai ka kërkuar heqjen e flet-arresteve nga shteti fqinj për të gjithë qytetarët e Kosovës, në mënyrë që takimet e Brukselit të vazhdojnë, njofton Klan Kosova.
Veseli më tutje ka theksuar se Serbia duhet të heqë dorë nga përzierja në punët e brendshme të Kosovës.
“Ne do të vazhdojmë dialogun si proces. Sepse i duhet Kosovës për të ecur përpara drejt integrimit në Bashkimin Europian. Por në të njëjtën kohë ne në asnjë moment nuk do të pranojmë që shteti serb të ketë autoritet mbi qytetarët tanë. Serbia nuk guxon të përzihet në cështjet e brendshme të Kosovës. Serbia nuk mundet që për qytetarët tanë të ngris aktakuza. Aq më tepër ndaj një personaliteti që ka rol shumë të rëndësishëm për Kosovën. Dialogu nuk është ndalur, por Serbia duhet të heqë të gjitha flet-arrestet në mënyrë që të vazhdohet ai”, tha Veseli. /Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova