LAJMI I FUNDIT:

Veseli në ditën e Italisë: Ndihemi mirë që në Romë kemi një përkrahës të fuqishëm

Veseli në ditën e Italisë: Ndihemi mirë që në Romë kemi një përkrahës të fuqishëm

Sonte, në një fjalë rasti në ceremoninë e organizuar për Ditën kombëtare të Italisë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur mirënjohjen e thellë për përkrahjen e madhe që shteti italian i ka dhënë Kosovës, në periudha të ndryshme dhe në kapacitete të ndryshme, politike, ekonomike dhe ushtarake.

Duke uruar qeverinë dhe popullin italian për këtë festë, kryeparlamentari Veseli tha se marrëdhëniet ndërshtetërore midis dy vendeve janë shumë të mira dhe Kosova ndihet mirë që në Romë ka një përkrahës të fuqishëm të agjendës së saj euro-atlantike.

Kreu i Kuvendit tha se Kosova është tërësisht e përkushtuar që marrëdhëniet mes dy vendeve të thellohen edhe më shumë, të shtrihen në të gjitha fushat me interes të përbashkët, para së gjithash në dimensionin e bashkëpunimit ekonomik.


“Kosova ka resurse të mëdha dhe investimet italiane kanë përparësinë e afërsisë gjeografike dhe ambientit miqësor që posedon vendi ynë. Së bashku mund të bëjmë shumë në këtë drejtim dhe në të mirën e miqësisë mes dy vendeve tona”, theksoi Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori