LAJMI I FUNDIT:

Veseli kërkon mirëkuptimin e opozitës për demarkacionin, thotë se liberalizimi ndodh në fund të vitit

Veseli kërkon mirëkuptimin e opozitës për demarkacionin, thotë se liberalizimi ndodh në fund të vitit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili aktualisht gjendet në një vizitë zyrtare në Bullgari, tha se pas Vetëvendosjes pret që punës së rregullt të Kuvendit të Kosovës t’i kthehen edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe Nisma për Kosovën.

Ai tha se pozita dhe opozita duhet të kenë një komunikim normal. Madje, kërkoi edhe mirëkuptimin e opozitës, siç tha ai, për ta kaluar sfidën e demarkacionit, në mënyrë që t’i hapet rrugë liberalizimit të vizave.

“E përgëzoj ardhjen e VV-së në Kuvend. Pres shumë shpejtë që edhe AAK dhe NISMA për Kosovën t’i kthehen Kuvendit”, tha Veseli në një intervistë të drejtpërdrejt nëpërmjet transmetuesit publik.


Ndërsa, paralajmërimeve se liberalizimi i vizave për Kosovën mund të shtyhet, Veseli iu përgjigj me po të njëjtat fjalë të autoriteteve të Bashkimit Evropian, se liberalizimi do të ndodh në fund të vitit.

Por, sipas Veselit, ajo që i duhet Kosovës është zhvillimi ekonomik në mënyrë që qytetarët t’i kënaqen vendit të tyre.

“Jam i sigurt se liberalizimi do të bëhet në fundin e këtij viti. Rinia dhe tregtarët do të lëvizin lirshëm. Ajo cka na d uhet është zhvillimi ekonomik Do të kënaqemi me vendin tonë dhe me identitetin tonë. Do të dalim jashtë për nevoja akademike dhe biznesore”, tha kryetari i Kuvendit. /KosovaPress/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori