LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Kanë të drejtë të na kritikojnë, s’po punojmë sa duhet

Veseli: Kanë të drejtë të na kritikojnë, s’po punojmë sa duhet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha sot se kanë të drejtë të gjithë ata që e kritikojnë Kuvendin e Kosovës për punë joefikase.

Sipas tij, ky institucion nuk po e bënë punën siç duhet, sidomos vitin e fundit.

“Kush na kritikon veçanërisht në këtë vitin e fundit të mandatit tonë ka të drejtë. Nuk jemi duke punuar aq sa duhet. Ajo çka dua të them është se do të punojmë edhe në mënyrë më intensifikuese, veçanërisht pas liberalizimit të vizave dhe MSA-së, ne duhet t’i japim një perspektivë në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe në të gjitha institucionet e zhvillimit ekonomik. Po presim që shumë shpejt të finalizojmë dhe një projeksion, veçanërisht programor, në kuadër të politikave qeverisëse së bashku me partnerin e koalicionit, në mënyrën që etapa e re, e cila i ka dhënë një mundësi shumë të madhe Kosovës edhe në perspektiven e zhvillimit ekonomik të jetësohet nga institucionet e republikës së Kosovës. Këtu ka të bëjë me Kuvendin e Kosovës dhe Qeverinë, qytetarët presin veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik, më shumë nga ne”, tha Veseli.


Ndryshe, monitorues të punës së Kuvendit kanë kritikuar institucionin në fjalë, për punë jo efikase.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori