Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në një intervistë për Ekonomia Online ka vlerësuar se zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit ishin fer dhe demokratike.
Sipas kreut të PDK-së, rezultatet paraprake kanë nxjerrë fitues koalicionin PDK-AAK-Nisma dhe ky vendim i qytetarëve duhet të respektohet nga të gjithë.
Ish-kreu i Kuvendit shprehet i bindur se në pjesën e parë të korrikut do të formohen institucionet e reja për katër vitet të ardhshme, me kryeministër Ramush Haradinaj.
Ai shprehet se nuk është në interes të askujt në Kosovë që të ketë një bllokadë, sikur ajo e vitit 2014, e cila ishte e bazuar në ndjenja të mllefit dhe të revanshizmit.
Sipas rezultateve preliminare, për të formuar qeverinë e re, PAN-i duhet të bëjë koalicion edhe me ndonjërin nga subjektet e tjera, ose me parti të caktuara, si AKR-në, por dhe mund “të peshkojë” disa deputetë.
Por, Veseli mohon se partia që e drejton ka biseduar me individë të caktuar, në mënyrë që të sigurojnë votat për formimin e qeverisë.
“Princip e kemi të bëjmë biseda me parti politike, jo me individë të veçantë, në mënyrë që të krijohet stabilitet politik, stabilitet institucional; në mënyrë që t’i hapet perspektiva ekonomike vendit”.
“Kemi biseda me të gjithë. Bisedat janë të hapura. Ne nuk vendosim vija të kuqe ndaj qytetarëve, kur zgjedhin qytetarët tonë. Si parti ndoshta as nuk mendojmë të jemi në koalicion me faktorë të caktuar, por vija të kuqe ne nuk vëmë; vijat e kuqe janë koncepte të tejkaluara, janë koncepte të cilat nuk kanë të bëjnë me demokracinë e këtij vendi. Është çështje e parimeve programore, a bën koalicion apo nuk bën, e dëshiron dikë, s’e dëshiron. Në kuptimin e dashnisë, njeriu një herë në jetë martohet… Por kjo është politikë”.
Bartësi i listës së PAN-it thotë se nuk kanë biseduar konkretisht me partnerët për ndarjen e posteve.
“Ajo çka dihet qartë është se për katër vitet e ardhshme kryeministër do të jetë Ramush Haradinaj. Pastaj do të kemi vendime të cilat do t’i marrim që janë në interes strategjik të këtij vendi”.
Në këtë intervistë për EO, Veseli ka folur edhe për rënien e pjesëmarrjes në zgjedhjet e përgjithshme në zonat që janë konsideruar si “hambarë të votave” për PDK-në, si Skenderaj e Drenasi.
Ai thotë se Drenica është bazamenti i PDK-së dhe se për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 22 tetor do të tregohet edhe një herë se në këtë rajon do të fitojnë bindshëm.
“Drenica është simpatike se e ka hequr Serbinë, Drenica është simbol i këtij vendi… Keni parasysh këtë, te Drenica nuk ka ftohje dhe nuk do të ketë ftohje nga themeluesja – Partia Demokratike e Kosovës; aty është bazamenti”.
Por, sipas tij, nëse merret përqindja që nga viti 2014 ka vetëm 1% ndryshim.
Sa i përket kushtëzimeve që mund të vijnë nga Lista Serbe për të votuar Ramush Haradinajn për kryeministër, Veseli shprehet kategorik se nuk do të lejojnë në asnjë variant kushtëzime nga askush.
“Kosova ka Kushtetutën dhe ligjet e veta dhe nuk do t’i nënshtrohet për asnjë moment diktatit të askujt”, ka thënë kreu i PDK-së.
INTERVISTA E PLOTË:
EO: Z. Veseli si e vlerësoni procesin zgjedhor dhe rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit?
Veseli: Ndryshe nga viti 2014, tani kemi qartësi të formimit të institucioneve pas rezultati zgjedhor. Koalicioni fitues ka të drejtë kushtetuese për të formuar qeverinë. Në të njëjtën kohë, unë besoj se nuk është në interes të askujt në Kosovë që të kemi një bllokadë e cila më tepër iu ngjason ndjenjave të mllefit sesa një politike e cila është në një shtet demokratik dhe revanshizmit, që të mendojmë për atë që është interes qytetar. Pas certifikimit të rezultateve, shumë shpejt, në pjesën e parë të korrikut, presim që të kemi formimin e institucioneve të reja për katër vitet e ardhshme.
EO: Sipas këtyre rezultateve, për të formuar Qeverinë PAN-i duhet të bëjë koalicion edhe me njërin nga subjektet e tjera, p.sh me LDK-në ose vetëm me AKR-në… A keni filluar kontaktet, ju ose z. Haradinaj si mandatar, me ndonjërin nga këto subjekte ose me “deputetë” të caktuar?
Veseli: Princip e kemi të bëjmë biseda me parti politike, jo me individë të veçantë, në mënyrë që të krijohet stabilitet politik, stabilitet institucional; në mënyrë që t’i hapet perspektiva ekonomike vendit. Kemi biseda me të gjithë, bisedat janë të hapura; ne nuk vendosim vija të kuqe ndaj qytetarëve kur zgjedhin qytetarët tonë. Si parti ndoshta as nuk mendojmë të jemi në koalicion me faktorë të caktuar, por vija të kuqe ne nuk vëmë; vijat e kuqe janë koncepte të tejkaluara, janë koncepte të cilat nuk kanë të bëjnë me demokracinë e këtij vendi. Është çështje e principeve, e parimeve programore, a bën koalicion apo nuk bën, e dëshiron dikë, s’e dëshiron… Në kuptimin e dashnisë, njeriu një herë në jetë martohet edhe ajo kryhet… Por, në politikë jemi.
EO: A keni diskutuar me dy partnerët e koalicionit për ndarjen e pozitave? A do të jeni ju përsëri kryetar i Kuvendit? Nëse e merrni sërish këtë pozitë, ka pasur analistë ose rivalë tuaj që kanë thënë se motoja e fushatës së PDK-së “Fillimi i Ri” nuk ka kuptim. Si do t’iu përgjigjeshit atyre?
Veseli: Nuk kemi biseduar, të jem i sinqertë, për çështje të cilat kanë të bëjnë me egot personale të individëve, apo me përgjegjësit që duhet t’i marrë. Ajo çka dihet qartë është se për katër vitet e ardhshme kryeministër do të jetë Ramush Haradinaj. Pastaj do të kemi vendime të cilat do t’i marrim, në interes strategjik të këtij vendi. Sa i përket PDK-së, do të veprojë cili është interesi më i mirë, të cilën unë e konsideroj si kryetar i partisë. Partia ka nevojë që të ecë fuqishëm përpara, ka nevojë që të reflektojë dhe në të njëjtën kohë që të ndryshojë.
EO: A keni biseduar me partitë e pakicave për formimin e qeverisë, saktësisht me Lisën Serbe? A prisni të ketë problem që Lista Serbe, e cila sikur dihet çdo vendim e merr në konsultim me Beogradin, ta votojë z. Haradinaj si kryeministër, për shkak të perceptimit të krijuar te serbët për si një ish-luftëtar, edhe pse ai ka dalë i pastër nga të gjitha proceset në Hagë.
Veseli: Kryeministri Haradinaj do të jetë për katër vite kryeministër. Nuk do të lejomë në asnjë variant kushtëzime, qoftë të shtetit të Kosovës, qoftë të institucioneve nga kushdo qoftë. Nuk ka kushte, nuk do të lejomë të ketë kushte, nuk do të lejomë asnjë kushtëzim. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Kosova ka rregullat e veta. Kosova ka Kushtetutën dhe ligjet e veta dhe nuk do t’i nënshtrohet për asnjë moment diktati të askujt.
EO: Në këto zgjedhje, në disa nga zonat të cilësuara si “hambarët e votave” për PDK-në (si Skenderaj e Drenas) ka pasur rënie të pjesëmarrjes në zgjedhje? Çka do të bëni që t’i mobilizoni votuesit besnikë të PDK-së në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor?
Veseli: Po shndërrohet në shumë simpatike Drenica. Qe 18 vjet është një specifikë kur voton çdo herë 80% e 90%. Drenica është simpatike se e ka hequr Serbinë, Drenica është simbol i këtij vendi për aq sa janë simbol të gjitha regjionet e tjera. Keni parasysh këtë, te Drenica nuk ka ftohje dhe nuk do të ketë ftohje nga themeluesja – Partia Demokratike e Kosovës; aty është bazamenti. Nëse merret përqindja që nga viti 2014 kemi 1% ndryshimi me 2016. PDK nuk i nënshtrohet shantazhit pos vullnetit të qytetarëve.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Siguria në Kosovë – ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime përgjatë kufirit në veri

LSDM: Nuk mund të ketë para për luksin e qeverisë, e të mos ketë për pagë minimale për punëtorët

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi